English

Fier, gjendet e vetëvarur në banesë 67 vjeçarja, nuk dihen shkaqet

Fier, 27 korrik, NOA – Një 67 vjeçare i kanë dhënë fund jetës këtë paradite me vetëvarje në banesën e saj në Fier.

Sipas burimeve nga policia e Fierit raportohet se ishin familjarët e viktimës, që sot rreth orës 11.00, pra vetëm para dy orësh, kanë gjetur të vetëvarur në banesën e tyre, në lagjen Apollonia të qytetit, 67 vjeçaren me iniciale B.B.

Policia e Fierit ka mbërritur në vendngjarje me të marrë informacionin nga familjarët e të ndjerës.

Sipas policisë po punohet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë nga e cila gjeti vdekjen 67 vjeçarja.

Nga informatat e deritanishme nga familjarët nuk është dhënë asnjë sqarim lidhur me gjendjen e të ndjerës, e cila i dha fund jetës së saj në këtë mënyrë.

Shumë raste vetëvarjesh të ndodhura në vend më së shumti kanë patur një të përbashkët, depresionin psikik.

Pas hetimeve të policisë në vendngjarje dokumentacioni i plotë do t’i dërgohet prokurorisë së fierit për ndjekjen e mëtejshme të ngjarjes.

mit/NOA
KOMENTE