Gjeorgji, 28 korrik 2010, NOA - Një grua në një fshat të Gjeorgjisë pretendon se macja e saj ka lindur para disa ditesh një qenush.
Sipas mediave lokale macja ka lindur një këlysh me veshët dhe bishtin si mace, por pjesët e tjera të trupit i ngjajnë një qeni. Këlyshi ka dhe mustaqe.
Mediat lokale kanë arritur ta filmojnë këtë krijesë të çuditshme, ndërsa ai strukej dhe pinte gji te e ëma.
Shkencëtarët thonë se mund të jetë i mundur një mutacion gjenetik i shkaktuar nga rrezatimi, pasi kryqëzimi i dy racave është praktikisht i pamundur.