Gjiri I Meksikës - Bp - Humbje Rekord Në Tremujorin E Dytë, 17.2 Miliardë Dollarë
ROMË, 27 korrik /ATSH-ANSA/ - Njolla e zezë Gjirin e Meksikës i ka goditur rëndë financat e "British Petroleum", kompania britanike e hidrokarbureve. Në fakt, në tremujorin e dytë të vitit, kolosi i naftës ka pësuar një humbje rekord prej 17.2 miliardë dollarë, kundër 4.39 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Pasi tragjedia ambientale i shkaktoi 70 miliardë dollarë në vlerë tregu kompanisë, BP po shet një pjesë të aseteve të saj, po redukton investimet dhe po shkurton dividendin për t'u përballur me shpenzimet që ka për të kryer.
/e.v/