English

Gjykata E Hagës Refuzon Lirimin Para Kohe Të Ish-Kryetarit Të Parlamentit Të Serbëve Të Bosnjes

S HAGË, 27 korrik /ATSH-MIA/ - Kryetari i Gjykatës së Hagës, Patrik Robinson hodhi poshtë lutjen e serbit të Bosnjes, Momçilo Kraishnik për lirim para kohe, pasi ky i fundit ka vuajtur gjysmën e dënimit me 20 vjet burg. Robinson mendon se nuk do të jetë e drejtë nëse ai lirohet duke pasur parasysh peshën e krimeve të kryera për të cilat është dënuar. Kryetari i Parlamentit të Republikës Serbe gjatë kohës së luftës u arrestua më 3 prill 2000, ndërkohë që në burgun e Sheveningenit vuajti dënimin deri më 4 shtator të vitit të kaluar, kur u tranferua në një burg në Britaninë e Madhe. Në lutjen e tij, Kraishnik ka theksuar se nëse lirohet planifikon të kthehet në shtëpi, në Sarajevë, të merret me biznes privat dhe do të vazhdojë të shkruajë një libër me kujtime. Kraishnik është dënuar me 20 vjet burg për shkak të dëbimit, transferimit të dhunshëm dhe krimeve ndaj boshnjakëve dhe kroatëve në periudhën prill-dhjetor 1992 në rajonin e komunave Zvornik, Banja Luka, Sanski Most, Sokolac, Bratunjac, Bjelinë, Bosanska Krupa dhe Tërnovë. Kraishnik është shpallur fajtor edhe për shkak të pjesëmarrjes në veprat kriminale me qëllim të pastrimit etnik të territoreve, që gjatë kohës së luftës kanë qenë nën kontrollin e serbëve boshnjakë./ a.jor.
KOMENTE