Tiranë, 27 Korrik, NOA – Forcat e policisë së Tiranës kanë arrestuar mbrëmë në flagrancë Ibrahim Lamen, 50 vjeç, banues në Kombinat.
Siç bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i 50-vjeçarit u realizua sepse dje në mesditë në Rrugën e Qelqit në Tiranë, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me armë të ftohtë thikë, bashkëshorten e tij.
37-vjeçarja e dëmtuar në shtëpinë e saj, u dërgua menjëherë nga shërbimet e policisë në Spitalin Ushtarak dhe aktualisht, mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të Ibrahim Lames, iu dërguan prokurorisë së Tiranës, për konsumim të veprës penale të “Vrasjes me dashje” parashikuar nga neni 76 - 22 i Kodit Penal.
n.e/NOA