Greqi - Grupi ''Sekti I Revolucionarëve'' Merr Përgjegjësinë E Vrasjes Së Një Gazetari Të Njohur
ATHINË, 27 korrik /ATSH-AFP/ - Grupi ekstremist grek "Sekti i revolucionarëve'' mori përsipër sot vrasjen e një gazetari të njohur më 19 korrik përpara shtëpisë së tij, njoftuan burime policore.
Ato shtuan se grupi i ka dërguar një letër gazetës greke ''Ta Nea'', ku merrte përgjegjësinë për atentatin.
I shfaqur për herë të parë në shkurt 2009, pas trazirave urbane të dhjetorit 2008, "Sekti i revolucionarëve" ka marrë përgjegjësinë edhe për sulme të tjera të dhunshme.
Gazetari investigativ, Sokratis Guiolias, 37 vjeç, drejtor i radios private ''Thema FM'', u vra përpara shtëpisë së tij me 16 plumba nga dy armë të kalibrit 9,0 milimetra./
a.jor.