U ushqye fshehurazi, ndahet nga jeta gruaja më e shëndoshë në Britaninë e Madhe
Britani e madhe, 27 Korrik NOA - Gruaja më e shëndoshë e Britanisë së Madhe është ndarë nga jeta dhe kjo pasi në mënyrë të fshehur kishte ngrënë sasi të mëdha të ushqimit në spitalin ku ndodhej.
Sharon Mevsimler, 40 vjeçe qe ju shihni ne foto, peshonte më shumë se 285 kilogramë dhe u shtrua në spitalin e Chelmsford, në Essex. Mjekët i kishin dhënë një dietë të rreptë, por siç tregon “The Sun”, ajo kishte arritur të marrë një pulë me patate të skuqura, që familja ia kishte sjellë fshehurazi. Fiziku i saj, megjithatë, nuk e përballoj dot ushqimin dhe gruaja u nda nga jeta. “Ajo nuk ndali dot së ngrëni, - tha një burim në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar Britanik, - kishte një problem në rrënjët e saj me ushqim, por nuk bëri asgjë për ta ndihmuar. Kush e ka vizituar në spital nuk i ka bërë nder”.Sharon, nënë e katër fëmijëve, i kishte thënë familjarëve të saj për t’i sjellë ushqim në spital dhe disa dëshmitarë kanë konfirmuar se ata kishin arritur ta realizonin dëshirën e saj.
Sharon kishte një peshë normale kur u martua dhe pesha e saj kishte ndryshuar vetëm pas lindjes së fëmijëve.
r.b/NOA