English

Iran - Bërthamore - Ahmadinexhad: Bisedimet Do Të Rifillojnë Në Shtator

TEHERAN, 27 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad u shpreh se vendi i tij do të rifillojë në shtator bisedimet me fuqitë e mëdha për programin e kundërshtuar bërthamor, por shtoi se Teherani kërkon që Turqia dhe Brazili të marrin pjesë në to. "Mahmud Ahmadinexhad deklaroi se Irani do të rifillojë bisedimet për çështjen bërthamore me perëndimin në shtator", njoftoi sot televizioni iranian në gjuhën angleze Press-TV. Por, presidenti iranian shtoi se "Irani kërkon një pjesëmarrje të Turqisë dhe Brazilit në këto bisedime", shtoi i njëjti burim, i cili nuk dha hollësi lidhur me kohën dhe vendin ku janë mbajtur këto deklarata. /I.Pu.
KOMENTE