English

Iran - Rusia I Cilëson Të Papranueshme Sanksionet Jashtë Okb-Së

MOSKË, 27 korrik /ATSH-AFP/ - Rusia i cilëson "të papranueshme" sanksionet kundër Iranit të miratuara jashtë kuadrit të OKB-së, u shpreh sot Ministria e Jashtme ruse, duke reaguar ndaj miratimit ditën e djeshme të sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe Kanadasë kundër Teheranit dhe sektorit të tij energjetik. "E cilësojmë të papranueshme përdorimin e sanksioneve të njëanshme ose kolektive jashtë kuadrit të regjimit të sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së", deklaroi ministri rus në një komunikatë. "Duhet të konstatojmë me keqardje se të gjitha masat e fundit të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara për të rritur presionin mbi Iranin tregojnë përbuzjen e parimeve të punës së përbashkët", shtoi diplomacia ruse. Evropa dhe Kanadaja miratuan dje sanksione të një game të paprecedentë kundër Iranit dhe sektorit të tij energjetik për ta shtyrë Teheranin të rifillojë bisedimet për programin e tij të kundërshtuar bërthamor. /I.Pu.
KOMENTE