Leçe, 27 korrik, NOA – Një shqiptar që po trafikonte drejt brigjeve italiane një sasi tepër të madhe droge, plot 700 kg marijuanë është arrestuar nga policia italiane.
Ishin forcat e Guardia di Finanza që kanë bërë të mundur kapjen e një sasie të tillë të madhe prej 700 kg bimësh narkotike, që vinin nga Shqipëria.
Sasia e marijuanës është kapur pikërisht ndërsa po zbarkohej në Salento, në rajonin e Pulias.
Policia italiane arrestoi bashkë me sekuestrimin e marijuanës edhe trafikantin shqiptar, emri i të cilit, nuk zbulohet nga policia për arsye të hetimit.
Policia italiane tashmë po heton për zbulimin e bashkëpunëtorëve të këtij rrjeti trafiku droge.
mit/NOA