English

Japoni - Më Tepër Se 60 Të Vdekur Nga Vala E Të Nxehtit

TOKIO, 27 korrik /ATSH-AFP/ - Rreth 15 000 persona janë detyruar të shtrohen në spital dhe të paktën 66 kanë vdekur nga vala e të nxehtit që vazhdon në pjesën më të madhe të rajoneve të Japonisë që prej disa javësh, njoftuan sot autoritetet. Vetëm gjatë javës së kaluar, në spitale janë shtruar 9 436 persona, 57 prej të cilëve nuk mbijetuan , njoftoi Agjencia e administrimit të zjarreve dhe katastrofave. Numri i të vdekurve këtë vit është rritur në mënyrë anormale, në krahasim me 47 të vdekur të regjistruar në vitin 2008 gjatë dy muajve korrik dhe gusht dhe 16 të vdekur verën e kaluar, shtoi agjencia, që ka filluar t'i regjistrojë këto statistika që nga viti 2008. Japonia po kalon një periudhë të nxehti që prej përfundimit të stinës së shirave në fillim të korrikut, me temperatura 35 gradë e më tepër të regjistruara të dielën në pjesën më të madhe të rajoneve të arkipelagut, njoftoi Agjencia meteorologjike kombëtare. /I.Pu.
KOMENTE