English

Këshilli Mbikëqyrës I Bsh-Së Do Të Miratojë Kete Javë Politikën Monetare

TIRANE, 27 Korrik /ATSH-E.Xhajanka/- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë (BSH) pritet të vendosë këtë jave mbi politikën monetare për tremujorin e dytë të vitit 2010, ku një nga elementët kryesorë do të jetë shqyrtimi për ndryshimin ose jo të normës bazë të interesit, që aktualisht është në nivelin 5.25 për qind. Sipas burimeve të BSH-së, gjatë kësaj mbledhje, vend kryesor do të zërë diskutimi mbi gjendjen e ekonomisë gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2010 dhe perspektiva afatmesme e këtij sektori, si dhe projekti "Për rishikimin e Programit Monetar të Bankës së Shqipërisë për vitin 2010". Sipas njoftimit për shtyp nga Banka e Shqipërisë, në axhendën e mbledhjes së radhës së Këshilli Mbikëqyrës, parashikohet të diskutohen informacionet "Për ecurinë e rezervës valutore dhe të portofoleve të investimeve në muajin qershor të vitit 2010", "Për realizimin e buxhetit dhe investimet e Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2010" etj. /f.n/
KOMENTE