Kore e Veriut, 27 korrik, NOA - Koreja e Veriut ka akuzuar sot SHBA-në, Korenë e Jugut dhe Japoninë se kanë krijuar kushtet për një luftë të re botore.
Sipas Pyongyang, të tre vendet kanë krijuar një "konfederatë ushtarake trepalëshe, duke ndezur një zjarr do të përhapet në të gjithë Azinë Verilindore". Deklarata i referohet manovrave të përbashkëta detare mes SHBA- së dhe Koresë së Jugut që janë duke u zhvilluar në Detin e Verdhë. Japonia merr pjesë në këto manovra si “vëzhguese”.
a.e./NOA