English

Kosovë - Parlametarë Të Gjermanisë Vizitojnë Shtabin E Kfor-It Dhe Ushtarët Gjermanë

PRISHTINË, 27 Korrik /ATSH-B.Jashari/ - Dy Anëtarë të Parlamentit të Gjermanisë vizituan Shtabin e KFOR dhe 1500 ushtarët e kontigjentit gjerman në Kosovë. Anëtarët e Parlamentit gjerman, z. Rainer Arnold dhe znj. Karin Evers-Meyer vizituan dje Shtabin Qendror të KFOR-it për të marrë përshtypjet e para mbi përmirësimin e situatës së sigurisë nga Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Markus Bentler. Me këtë rast atyre iu prezantua një përshkrim i përgjithshëm mbi përkushtimin e trupave gjermane në Kosovë, njofton KFOR në një komunikatë. Bëhet e ditur se sot anëtarët e Parlamentit do të vizitojnë Kontingjentin gjerman në Battle Groupin Shumkombësh-Jug në Prizren. Ata do të kenë takim me Komandantin e Battle Groupit Shumkombësh-Jug, Gjeneral-Brigade, Stephan Thomas dhe me ushtarët e Bundeswehr-it. Aktualisht, Gjermania ka 1500 ushtarë në mbarë Kosovën, kryesisht në Jug. Z. Rainer Arnold është njëri nga zëdhënësit e Komitetit për Mbrojtje të Parlamentit gjerman. Komiteti për Mbrojtje është njëra nga strukturat ndër-partiake të Bundestag-ut gjerman që përkrah procesin vendimarrës të Parlamentit dhe kontribuon në zbatimin e funksioneve të tij./ch/
KOMENTE