Lezhe: Humb Jeten Nje 29-Vjeçare Ne Superstraden Lezhe-Shkoder
LEZHË, 27 Korrik/ATSH-G. Marku/.- Një 29-vjeçare ka humbur jetën sot gjatë një aksidenti automobilistik në superstradën Lezhë-Shkodër.
Burime zyrtare te policisë së Lezhës bënë të ditur për ATSH-në se, "aksidenti ndodhi në vendin e quajtur "Ura e Gocajve", ku motorçikleta tip "Yamaha", e drejtuar nga Arben Frroku, 33 vjeç, banues ne Barbulloje te Lezhes, eshte perplasur nga dy automjete dhe per pasoje ai eshte demtuar rende e ndodhet ne Spitalin Ushtarak ne Tirane, ndersa bashkeshortja e tij, Tereze Frroku, 29 vjeç, ka gjetur vdekjen".
Policia vazhdon hetimet për percaktimin e shkaktareve te ketij aksidenti, nderkohe qe jane ndaluar drejtuesit e dy mjeteve, Dritan Selmani, 39 vjeç, banues ne Shkoder e Gjeke Gjeka, 43 vjeç, banues ne Lezhe. /a.ke/