Mf: Treguesit Ekonomike Pozitive, Rama Ndihet I Tronditur
TIRANE 27 Korrik/ATSH-A.Gjonaj/- Ministria e Financave reagoi sot pas deklaratave të Partisë Socialiste se, kriza ekonomike do të thellohet më tej edhe pas ndryshimeve të buxhetit.
Në një konferencë për shtyp sot pasdite, zëdhënësja e Ministrisë së Financave Anisa Serbo deklaroi se kreu i PS-së Rama ndihet i tronditur, pasi Shqipëria ka rritjen më të madhe në Europë.
"Rama i fryu sërish sirenat e krizës pas tronditjes së e tij shpirtërore për rritjen ekonomike të vendit dhe rritjen e pagave dhe të pesnioneve" theksoi zëdhënësja e Ministrisë së Financave, duke shtuar se "kjo ministri i bën thirrje kreut të opozitës që të të marrë treguesit dhe të dhënat e vërteta të ekonomisë së vendit dhe të mos gënjejë për ekonominë".
Serbo vuri në dukje se te ardhurat e buxhetit janë realizuar në masën 104 % dhe se eksportet në 6 muajt e parë të vitit rezultojnë 82 miliardë lekë, krahasuar me 42 miliardë lekë që ishin në 6 muajt e parë të vitit 2009 dhe se qeveria ka përfituar grante në masën 3.2 miliardë euro./n.m/