English

Mjekësi - Shba - Proteina Artificiale?

NJU JORK, 27 korrik /ATSH-MIA/ - Në kërkim të një mjeti kundër vlerave të këqija të kolesterolit, shkencëtarët e universitetit amerikan ''Northwestern'' raportojnë për një mundësi të re. Ata arritën të prodhonin kolesterolin artificial HDL. Kolesteroli HDL vlen si kolesterol "i mirë", nga i cili pacientët duhet të kenë shumë në gjak, krahasuar me kolesterolin "e keq" LDL, vlera e të cilit është shpesh e lartë. Në eksperimente laboratorike, kolesteroli sintetik (artificial) HDL ishte në gjendje të lidhte kolesterolin e lirë. Kështu, ndoshta mund të pengonte efektet e dëmshme në enët e gjakut. HDL sintetike mund të funksionojë si një bazë për medikamentet kundër kolesterolit. Deri në një aplikim të mundshëm të HDL sintetike tek njeriu do të kalojnë ende disa vjet, në të cilët mjekësia duhet të vërtetojë fillimisht mungesën e efekteve anësore negative për organizmin. Kolesteroli është jetësor për të gjitha qelizat në trupin njerëzor. Megjithatë kjo vlen kur HDL dhe LDL janë në ekuilibër./ a.jor.
KOMENTE