English

Operacioni “Targa” sekuestron 3 makina me dokumente ilegale

Pejë, 27 korrik, NOA - Policia e Kosovës përmes operacionit të koduar “Targa” ka konfiskuar sot tre automjete me targa zvicerane, për shkak të dokumentacionit të parregullt.

Në bashkëpunim me ambasadën e Zvicrës, oficerët e policisë rajonale të Pejës, në orën 08.00 të mëngjesit të sotëm realizuan aksionin policor “Targat”, në pikën e kalimit kufitar të Vërmicës, ku kanë konstatuar tre makina me dokumente ilegale.

Në totalin e mbi 120 veturave që janë verifikuar prej policisë kosovare, janë konfiskuar nga policia 3 vetura që kishin dokumentacion jo të rregullt, konkretisht 2 në Klinë dhe 1 në Gjakovë.

Në këtë plan operativ të përfshira kanë qenë njësia e auto-krimeve të asistuar nga njësitë e trafikut rrugor dhe disa nga njësitë patrulluese të stacioneve policore në rajonin e Pejës dhe Policisë Kufitare të Policisë së Kosovës.

Qëllimi i këtij plani operativ ka të bëjë edhe me sigurinë e përgjithshme, ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike dhe parandalimin e aksidenteve në trafik me një prezencë të shtuar policore në rrugët magjistrale dhe më gjerë.

n.e/NOA

KOMENTE