English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

PRISHTINË, 27 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" BE-ja MBETET PA UNITET RRETH STATUSIT TË KOSOVËS As verdikti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk ndihmon Bashkimin Evropian të qartësojë qëndrimin rreth Kosovës. Pesë vendet e BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën, kanë përsëritur në Bruksel se nuk do ta ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe se nuk po bën askush presion ndaj tyre që ta bëjnë këtë. Ministrat e vendeve kryesore kanë thënë se "nuk mund të ketë negociata për status e as për ndarje", por këto mundësi nuk ka mundur t'i kundërshtonte në emër të BE-së përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton Tituj të tjerë: -Serbia vazhdon me politikën e vjetër -GJND-ja e bëri Kosovën shtetin më të legjitimuar në histori -Dell: Thaçi i gatshëm për akomodim "kreativ" në veri -Bordi i BQK-së propozon shkarkimin e guvernatorit -Deputetët, shpresa e fundit e punëtorëve të PTK-së -EULEX: Mbikëqyrje, edhe së paku dy vjet -Deputetët gjejnë "falsifikime" në raportin e ART-së -EULEX-i sulmohet me armë zjarri në Zubin-Potok "Express" LËVIZJE NË BE PËR KOSOVËN Një nga pesë shtetet e BE-së, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, pritet të dalë nga pozicioni refuzues. Instruksionet për këtë janë dhënë në margjinat e takimit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, të hënën në Bruksel. Burime të Express thonë se qartësimi do të ndodhë brenda pak ditësh. Catherine Achton ftoi Prishtinën dhe Beogradin për bisedime. Tituj të tjerë: -Nxehen në Beograd - Një Projektrezolutë e Qeverisë së Serbisë për hapat e mëtejmë rreth Kosovës ka nxitur një debat të ashpër në Parlamentin serb. Disa parti opozitare thonë se nuk janë në gjendje të mbështesin vazhdimin e një politike humbëse. Nikoliç pranoi se Serbia dështoi në GJND dhe kërkoi dorëheqjen e Jeremiçit. -Telefonatë me Iranin - Ministri i Jashtëm i Kosovës ka biseduar me homologun e tij iraninan, Manouchehr Mottaqi, të cilit i ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kjo telefonatë është realizuar me kërkesë të kryediplomatit iranian. -Koment - Nga statusi neutral në status pozitiv -Udha e shkakrimit - Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës inicoi procedurën për shkarkim të Guvernatorit Hashim Rexhepi. "Bota Sot" KAPËRCIMI I PAKOS AHTISARI NJË TJETËR TRADHTI KOMBËTARE Status quo-ja në Veri ende larg fundit Tituj të tjerë: - Berisha: Në PS ka deputetë të pashkolluar dhe me rezultate të dobëta - Mazhoranca, votë unike për miratimin e ndryshimeve në buxhet -Shqiptarët tashmë duhet të respektohen më shumë -Petersen: Kosova ta ndyshojë imazhin, fati tani është në duart e institucioneve -Thaçi: GJND-ja shpejton proceset integruese të Kosovës -"Asnjëherë nuk kam thënë që të vendosen njësi speciale në Veri" (Citohet Ministri i Brendshëm, Rexhepi në Mitrovicë) -Ashton thotë se oferta është në duart e palëve "Zëri" SKANDALI "COSMOCELL" DRIDH ART Kreu i Kuvendit ka pranuar raport mbi garancinë bankare prej 16.2 milionë euro të konzorciumit "Cosmocell" Tituj të tjerë: -Edhe pas GJND-së, BE pa qëndrim unik -Serbia në BE, pasi ta njohë Kosovën -Më 22 korrik, Serbia realizoi autogol -Shkarkohet ambasadori austriak -Deklaratë e nxituar e Thaçit - Deklarata e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, se pavarësisë së mbikëqyrur i ka ardhur fundi, dhe se bashkësia ndërkombëtare shumë shpejt do të ketë vetëm rol mbështetës për Kosovën, nga opozita dhe shoqëria civile vlerësohet si hap i nxituar dhe i pa menduar mirë. -Editoriali - Të mos humbet shansi -Kërkohet shkarkimi i guvernatorit -Opinione - Njëmend i erdhi fundi Pavarësisë së mbikëqyrur? "Epoka e Re" GODITJA E RADHËS BE e porosit Serbinë t'i harrojë nëgociatat për statusin e Kosovës Tituj të tjerë: -Thaçi e fton Tadiqin për dialog ndërshtetëror -Ish-ndërmjetësi i OKB-së për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, ka mirëpritur mendimin e GJND-së - E dija se pavarësia ishte e pakthyeshme -Dell përmend njëfarë "autonomie" për serbët në veri! -Çfarë duhet të bëjë Kosova pas vendimit të GJND-së? "Tribuna shqiptare" STATUSI SPECIAL Propozime të reja për veriun e Kosovës Tituj të tjerë: -Vazhdon të mos ketë unitet në BE -Koha për unitet -Frika e Serbisë -Paralajmërohen ndryshime - Së shpejti mund të ndodhin ndryshime në stacionin policor të Policisë së Kosovës në Veri të Mitrovicës -BDI merr nota negative - Tash dy vjet Bashkimi Demokratik për Integrim ka marrë nota negative nga Partia Demokratike Shqiptare. "Kosova Sot" NISNI DIALOGUN Opinioni i GJND-së tuboi shefat e dipolomacisë evropiane Tituj të tjerë: -Dell nuk përjashton autonominë për serbët në Veri - "Kam dëgjuar kryeminsitrin Thaçi që të paktën një herë publikisht, ndërsa disa herë në biseda private, të thotë se është i gatshëm që në "mënyrë kreative" të shqyrtojë mënyrat nën të cilat mund të respektohet natyra speciale e Veriut të Kosovës, në kufijtë e vetë shtetit të Kosovës.", është shprehur ambasadori Kristofer Dell para gazetarëve në Uashington -Thaçi: GJND-ja, fitore për tërë rajonin -Shkarkohet Rexhepi, Gërguri në krye të BQK-së -Editoriali - Fundi i pavarësisë së mbikëqyrur në duart tona "Lajm" IA KUNDËRSHTOJNË AUTONOMINË Ligjvënës dhe analistë reagojnë ndaj deklaratës së ambasadorit amerikan, Christopher Dell, për autonomi të veriut Tituj të tjerë: -Drashkoviç: Kosova do të pranohet në OKB -Jeremiç: Të ndalen 55 njohjet e Kosovës -Sejdiu i shqetësuar për zhvillimet në BQK -Mediat në rolin "bashkëpunëtorit" të organeve të anti-korrupsionit - Denoncues të injoruar -MAPL-ja kërcënon Kuvendin e Prizrenit me shpërndarje - Kuvendi i shkeli rregulloret -Jo privatizimit të PTK-së "Infopress" STATUSI DHE TERRITORI, TË PAPREKSHËM Ministrat e Jashtëm të 27 vendeve anëtare të BE-së kanë diskutuar për Kosovën Tituj të tjerë: -GJND-ja hapi shtigjet - Thaçi: Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, i ka hapur të gjitha rrugët për shtetin e Kosovës -Ambasadori amerikan në Kosovë, Kristofer Dell, nuk e ka mohuar mundësinë që veriut të Kosovës, t'i jept një autonomi apo status special -Ndryshime në strukturën komanduese -Politikë e disfatave /gj.m/
KOMENTE