Pirateri - Turqia Dërgon Një Fregatë Të Re Në Gjirin E Adenit
ANKARA, 27 korrik /ATSH-ANSA/ - Një fregatë e marinës ushtarake turke nisi lundrimin sot drejt Gjirit të Adenit për t'iu bashkuar forcës ndërkombëtare që garanton sigurinë në rrugët tregtare nga sulmet e piratëve somalezë që qarkullojnë në zonë, njoftoi agjencia Anadolli duke theksuar se fregata "Gokceada" u nis sot nga porti i Aksaz, në brigjet jugperëndimore të Turqisë.
Anija do të mbërrijë në destinacion pas katër ose pesë ditësh dhe do të nisë të patrullojë në kuadër të forcës ndërkombëtare "CTF 151" (Combined Multinational Force 151), duke zëvendësuar fregatën "Gemlik", por nuk do të marrë pjesë në operacione ushtarake tokësore në territorin somal kundër piratëve.
/e.v/