English

Punëtori vdes gjatë ndërtimit, arrestohet administratori i firmës

Durrës, 27 Korrik, NOA – Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar në flagrancë, gjatë orëve të natës, 42-vjeçarin Shpëtim Tikvina, lindur e banues në lagjen Kodër të Shijakut.

Sipas konfirmimit që burimet policore bëjnë për agjencinë e Lajmeve NOA, ai është ndaluar në cilësinë e administratorit të firmës “Delta Construksion” sh.p.k.

Kjo pasi dje rreth orës 13.30, në Katër Rrugët Shijak, punëtori i kësaj firme, Gëzim Ibrahimi, 32 vjeç, lindur e banues në fshatin Kameras të Manëzit, duke punuar në një ndërtesë të firmës “Delta Construksion” sh.p.k. është aksidentuar dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

Materialet për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”, iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE