English

Sakrifikoi një fëmijë për të marrë fuqi të mbinatyrshme, arrestohet indiani

Indi, 27 Korrik NOA - Një 31 vjeçar indian ka rrëmbyer e më pas vrarë një fëmijë një vjeç e gjysmë dhe kjo për të zbatuar një ritual të perëndeshës Kali, për të marrë fuqi mbinatyrore. Në kohën e sakrifikimit njerëzor, të kryer në shtetin e Tamil Nadu së bashku me partneren e tij, 31-vjeçari ka pirë dhe gjakun e viktimës së vogël, të cilit i prenë trupin dhe e varrosën në një vend, ndërsa kokën në një tjetër.

Forcat policore e arrestuan atë së bashku me gruan e tij.

Gafoor, emri i 31-vjeçarit, tha se gjatë një ëndrre kishte marrë këshillën për të rrëmbyer e më pas për të vrarë një fëmijë, të cilit duhet t’i pinte gjakun për të zotëruar fuqi të mbinatyrshme.

Policia gjeti pjesët e trupit të viktimës në dy vende të ndryshme dhe bëri të ditur se e nëna e tij është një vejushe e re.

r.b/NOA

KOMENTE