Shba - Obama: Rrjedhja E Informacionit Mbi Afganistanin Nuk Zbulon Asgjë Të Re
UASHINGTON, 27 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama konfirmoi sot se dokumentet konfidenciale mbi Afganistanin publikuar nga shtypi nuk zbulonin asgjë të re, por justifikonin vendimin për rishikimin e strategjisë amerikane në vend.
Në reagimin e parë përsa i përket zbulimit të 92 000 dokumenteve të Pentagonit mbi luftën në Afganistan, ku tregohet veçanërisht bashkëpunimi mes shërbimeve sekrete pakistaneze dhe talebanëve, presidenti shprehu shqetësimin e tij për një rrjedhje të tillë të informacionit që mund të kërcënojë persona apo operacionet në terren./
/ec/ a.jor.