Shkodër: Nisin Punimet Për Rikonstruksionin Stadiumit "Loro Boriçi"
SHKODËR, 27 Korrik/ATSH-G. Marku/- Të martën nisën punimet për rikosntruskionin e planifikuar të stadiumit "Loro Boriçi" të Shkodrës, i cili pritet të mbarojë në prag të çeljes së sezonit të ri futbollistik.
Për rikonstriktimin e fushës dhe vendosjes së tapetit të ri është akorduar një fond prej 12 milionë lekësh nga Bashkia e Shkodrës, ndërsa pjesa tjetër, 60 milionë lekë, është akorduar nga Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Ministrinë e Rinisë Kulturës Rinisë dhe Sporteve.
Burime zyrtare nga klubi i futbollit Vllaznika bëjnë të ditur se një shumë tjetër prej rreth 20 milionë lekë do të vihet në dispozicion nga vetë klubi./ch/