Sidnej, 27 Korrik NOA - Varka e ndërtuar tërësisht nga shishe plastike qe ju shihni ne foto si dhe me poshte ne pamjet filmike te ITN, ka arritur të realizojë udhëtimin prej 130 ditësh dhe rreth 8 mijë milje detare nga San Francisko nëpër Paqësor.
Varka, e cila është 19 metra e gjatë dhe e ndërtuar nga 12 mijë e 500 shishe, ka si qëllim të rrisë ndërgjegjësimin publik për problemet e ndotjes së oqeanit, të shkaktuara kryesisht nga kontejnerët dhe qeset plastike.Në bordin e saj kanë qenë gjashtë eko-marinarë, duke përfshirë këtu dhe një pjesëtar të familjes Rothschild, David de Rothschild, i cili ishte dhe kreu i kësaj performance.
r.b/NOA
{youtube}esbq08TcLb8{/youtube}