English

Sociale - Popullsia Në Be I Kalon 500 Milionë Banorët

BRUKSEL, 27 korrik /ATSH-ANSA/ - Popullsia e Bashkimit Evropian, më 1 janar të vitit 2010, arriti 501 milionë banorë, kundër 499.7 milionë të vitit të kaluar, njofton sot Eurostat, agjencia evropiane e statistikave. Rritja natyrale rezulton me 0.5 milionë (1%) dhe nga emigracioni me 0.9 milionë (1.7%). Në vitin 2009 lindën 5.3 milionë fëmijë, me një rënie të lehtë krahasuar me vitin 2008. Pra rritja e këtij viti ka ardhur kryesisht për shkak të emigracionit, mbi të gjitha në Luksemburg dhe Suedi, njofton Eurostat. /e.v/
KOMENTE