English

Temperaturat Në Vend Ulen Me Disa Gradë

TIRANË, 27 Korrik/ ATSH- Suada Daci/- Temperaturat e larta që kanë mbizotëruar gjatë javës së kaluar në gjithë territorin e Shqipërisë janë ulur me disa gradë ditën e sotme, si pasojë e shirave që përfshinë zona të ndryshme të vendit. Edhe kryeqyteti shqiptar, Tirana është përfshirë sot nga shirat dhe sipas specialistëve të Shërbimit Meterologjik, temperatura maksimale në kryeqytet shënon 29 gradë dhe ajo minimale19 gradë celcius. Sinoptikanët sqarojnë se kjo ulje e vlerave të temperaturave do të prekë rajonin e Mesdheut, përfshi Shqipërinë, ku vlerat maksimale te temperaturave nuk do t'i kalojnë te 30 gradët. Por ata thanë se," i nxehti afrikan" që pushtoi për disa ditë vendin tonë do të rikthehet sërish në fillim të gushtit /f.n/
KOMENTE