English

Turqi - Cameron: Rripi I Gazës Si Një Burg Në Qiell Të Hapur

ANKARA, 27 korrik /ATSH-AFP/ - Kryeministri britanik, David Cameron i kërkoi sot Izraelit të heqë bllokadën e vendosur në Rripin e Gazës duke e cilësuar enklavën palestineze si një burg në qiell të hapur. "Të jemi të qartë, situata në Rripin e Gazës duhet të ndryshojë (...) Nuk mund dhe nuk duhet të lejojmë që Gaza të qëndrojë në një burg në qiell të hapur'', theksoi Cameron në Ankara. Duke u shprehur pas bisedimeve me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, Cameron mbrojti vizionin e tij për situatën në Gaza duke theksuar se edhe pse janë bërë progrese ne jemi akoma në një situatë ku është shumë e vështirë të hysh dhe shumë e vështirë të dalësh. Kryeministri britanik nënvizoi gjithashtu se siguria e Izraelit është në rrezik nga sulmet me raketa të lëshuara që nga Gaza kundër territorit të tij nga grupi palestinez radikal Hamas./ /ec/ a.jor.
KOMENTE