English

Vlorë, mbytet nga dallgët e mëdha të detit 17 vjeçari

Vlorë, 27 qershor, NOA – Dallgët e mëdha në det i kanë marrë jetën para pak minutash një 17 vjeçari.

Korrespondenti i NOA-s raporton se viktima ishte futur në det për tu larë, par si pasojë e dallgëve të mëdha ai nuk ka mundur dot të dalë nga deti i gjallë.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës, por burimet thonë se ai kishte ardhur për pushime prej dy ditësh në Vlorë, nga qyteti i Korçës.

Policia e mbërritur në vendngjarje lajmëroi se sot janë rrezikuar pesë vetë në Vlorë nga dallgët e detit.

Ka qenë shoferi i fugonit me të cilin kishin mbërritur në destinacion të rinjtë, që ka hyrë në det për t’i shpëtuar ata.

Por, shoferi ka mundur me sa mësohet nga vendngjarja katër vetë, duke mos mundur t’i shpëtojë dot jetën 17 vjeçarit.

Pas shtrëngatave të erës dhe shirave që kanë përfshirë vendin, në bregdet dallgët e detit janë një rrezik për pushuesit e shumtë. Vijon....

mit/NOA
KOMENTE
  • Ergus Mucaj14:38 - 02 Prill 2011
    po kta personat qe tani duan te shkojne ne plazh dhe tani ja kane fajin dalleget ...nuk eshte koha akoma per plazh se era vazhdon //..po i them njerezve te tj mos te shkojne e te lahen ne plazh sepse koha t genjen..