Korçë, 27 Korrik, NOA – Para dy muajsh, do të vidhte me thyerje kishën e “Shën Mërisë” në fshatin Voskopojë të Korçës dhe vetëm, ndërsa sot ai gjendet i kapur nga forcat e policisë për të dhënë shpjegime rreth këtij akti.
Fjala është për 36-vjeçarin Arben Spaho, lindur në Pogradec dhe banues në Kamëz të Tiranës, i cili siç raportohet nga forcat e policisë për agjencinë e Lajmeve NOA është mundur që të arrestohet në flagrancë.
Ai është shpallur person në kërkim që më datën 18.05.2010 dhe në ngarkim të tij, prokuroria e Korçës ka nxjerrë një urdhër-ndalimin për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.
Gjithashtu, dyshohet që ky person të jetë autor i disa vjedhjeve të tjera të kulteve fetare në rrethin e Korçës.
Nga ana e policisë, po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve. Materialet do t’i kalojnë prokurorisë për hetime të mëtejshme.
n.e/NOA