Westerwelle: Gjermania Pret Nga Irani Një Zgjidhje Globale Për Programin Bërthamor
LUBJANË, 27 korrik /ATSH-AFP/ - Gjermania pret nga Irani një zgjidhje globale për rregullimin e përmbajtjes së programit të saj bërthamor, theksoi sot shefi i diplomacisë, Guido Westerwelle pas njoftimit nga Teherani për rifillimin e diskutimeve në shtator pavarësisht sanksioneve të reja të BE-së.
"Ne nuk mund të pranojnë asnjë zgjidhje ose ofertë të pjesëshme nga ana e qeverisë iraniane'', theksoi ai në një konferencë shtypi me homologun slloven, Samuel Zbogar.
"Këto sanksione janë një lloj ure. Ne shpresojmë që Irani do të pasqyrojë dhe do të ofrjë transparencë për proggramin bërthamor'', shtoi ai duke nënvizuar se masat e mara dje nuk preknin popullin iranian.
Të 27 ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian miratuan dje sanksione kundër Republikës islamike duke shkur përtej masave të marra nga OKB më 9 qershor./
/ec/ a.jor.