Zv/Kryeministri Meta Nis Viziten Zyrtare Ne Maqedoni
TIRANE, 27 Korrik/ATSH/. - Zv/Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, u nis sot për një vizitë zyrtare në Maqedoni, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Antonio Milloshoski.
Sipas Zyres se Shtypit te Ministrise se Jashtme, në qendër të bisedimeve mes dy delegacioneve pritet të trajtohen ecuria e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe mes dy vendeve, zhvillimet më të fundit në rajon, si dhe çështje që kanë të bëjnë me integrimin evropian e euroatlantik.
Krahas bisedimeve zyrtare, z. Meta do të zhvillojë takime të veçanta me autoritetet më të larta të Maqedonisë, Presidentin e Republikës, Kryetarin e Parlamentit dhe Kryeministrin, liderin e LSDM-së dhe me drejtuesit e partive kryesore politike shqiptare në Maqedoni. Gjithashtu ai do të zhvillojë një vizitë në Qendrën Rajonale të MARRI-it. /a.ke/