Afganistan - Vriten Dy Ushtarë Italianë
HERAT, 28 korrik /ATSH-AFP/ - Dy ushtarë italianë u vranë sot në Afganistan, njoftoi kryeministri italian Silvio Berlusconi gjatë një takimi me ambasadorët duke konfirmuar kështu njoftimin e NATO-s.
''Dy ushtarakët humbën jetën gjatë kohës që po çaktivizonin një bombë në Herat'', saktësoi Ministria italiane e Mbrojtjes me anë të një komunikate.
Që nga fillimi i luftës në Afganistan, në qershor 2004, kanë humbur jetën 29 ushtarë italianë, pjesa më e madhe viktima atentatesh./
a.jor.