Një haker i ri ka pranuar para gjykatës fajin se ka arritur të infektojë 3 mijë kompjuter në Australi dhe në vende të tjera. Programi i realizuar nga 20-vjeçari Anthony Scott Harrison, kishte si synim të kapte të dhënat bankare dhe ato të kartave të kreditit. Sipas burimeve të policisë, sistemi i krijuar nga Harrison, i cili u arrestua gushtin e kaluar, kishte një fuqi të mbulonte rreth 74 mijë kompjuter në të gjithë botën dhe të bllokonte site ndërkombëtare të uebit. Për sa i përket dënimit që do të jepet mbi të riun është bërë e ditur se vendimi do të merret në muajin shtator.
r.b/NOA