English

Axhenda, 28 Korrik, Atsh

Ora 9:30 - Në Qendrën Kulturore të FA-së (ish-Shtëpia Qëndrore e Ushtrisë) zhvillohet ceremonia e nisjes në Afganistan e kontingjentit të ri shtesë paqeruajtës, që do të marrë pjesë drejtpërsëdrejti në operacione luftarake në Afganistan, përkrah forcave të tjera aleate. Në ceremoni do të marrin pjesë kryeministri Berisha, ministri i Mbrojtjes, Imami etj. Ora 10.30- Presidenti Topi pret ne nje takim lamtumire Ambasadorin e Republikes Federale te Gjermanise, Bernd Borhard. Ora 11:00- Bashkia e Tiranës organizon në Linzë takimin e dytë të studentëve të Evropës Juglindore. Ora 11:00 - Në Bankën e Shqipërisë, zhvillohet mbledhja e Këshillit Mbikqyrës të BSH-së. Ora 14:00 - Guvernatori i BSH-së, Ardian Fullani, jep një konferencë për shtyp, mbi ndryshimet në politikën monetare. KOSOVË : Ora 11:30- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, do të mbajë një konferencë për media lidhur me mbylljen e stinorit veror të punës së Kuvendit të Kosovës. Ora 14:00 - Mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, drejtuar nga Kryeministri Hashim Thaçi./n.m/
KOMENTE