Edhe pse sapo është emëruar si tekniku i Brazilit, Mano Menezes menjëherë ka ndryshuar emrat e lojtarëve të cilët do të marrin pjesë në ndeshjen miqësore të datës dhjetë gusht kundër SHBA-së.
Në Brazilin e “ri” do të jenë pjesë dhe dy lojtarët e Milanit, Pato dhe Thiago Silva. Do të jenë vetëm katër, lojtarët të cilët morën pjesë në botërorin e Afrikë e jugut 2010 dhe bëhet fjalë për mbrojtësin e Milanit, Robinhon, Ramires dhe Dani Alves.
Ajo çka habit më shumë është se as Kaka nuk bën pjesë në listën e lojtarëve për këtë miqësore.
r.b/NOA