Dodik: Serbia Duhet Ta Pranojë Humbjen E Kosovës
BEOGRAD, 28 korrik /ATSH-MIA/ - Serbia duhet ta pranojë humbjen e Kosovës, deklaroi kryeministri i Republikës Serbe të Bosnjes, Milorad Dodik.
"Beogradi duhet të jetë i ndërgjegjshëm se Kosova nuk është më pjesë e Serbisë", theksoi Dodik në një intervistë për gazetën "Veçernje novosti".
Sipas Dodik, Beogradi duhet të vendosë kushtet e tij për ta pranuar pavarësinë e Kosovës.
"Beogradi duhet të kërkojë që pjesa veriore e Kosovës të mbetet në Serbi", propozoi
Dodik.
Javën e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vlerësoi se shpallja e pavarësisë së
Kosovës nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare./
a.jor.