Ekon - Kinë - Fmn: Juani Vazhdon Të Nënvlerësohet
UASHINGTON, 28 korrik /ATSH-AFP/ - Monedha kineze vazhdon të jetë e nënvlerësuar pavarësisht vendimit të fundit të marrë nga Pekini për të lënë juanin të mos ketë kufij shkëmbimi, deklaroi sot një zyrtar i lartë i Fondit Monetar Ndërkombëtar.
"Opinioni i shërbimeve të FMN-së mbi monedhën kineze është që juani mbetet ndjeshëm më poshtë nivelit konform të dhënave ekonomike bazë'', deklaroi për shtypin, Nigel Chalk, shef i misionit të FMN-së në Kinë.
Propozimet e Chalk nuk reflektojnë opinionin zyrtar të FMN-së, anëtarët e të cilitsi dhe anëtarët e këshillit administrativ janë shfaur të ndarë mbi çështjen e vlerësimit të juanit./
/ec/ a.jor.