Elbasan: Arrestohen Dy Shperndares Te Lendeve Narkotike
ELBASAN, 28 Korrik/ATSH-Miranda Sadiku/ - Dy shpërndarës dhe përdorues të lëndëve narkotike janë arrestuar mëngjesin e sotëm në kuadër të një operacioni policor të sektorit kundër lëndëve narkotike ne Elbasan.
Burime të policisë lokale bëjnë të ditur se, "janë arrestuar shtetasit Klevis Hoxha, 18 vjeç dhe Romeo Serica 22 vjeç. Gjatë një kontrolli, shtetasit Klevis Hoxha iu gjet dhe iu sekuestrua lëndë narkotike, e cila për nga karakteristikat e saj ngjason me lëndë narkotike canabis sattiva, me peshë 10 gr".
Ndersa arrestimi i Romeo Serica u be, pasi tek Parku Rinia gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, iu gjet dhe sekuestrua lëndë narkotike, e cila ngjason me atë të lëndës canabis sattiva, me peshë 20 gr. /a.ke/