English

EULEX-i bastis banesën e një ish-komandanti të UÇK-së

Prishtinë, 28 korrik, NOA – Pas disa bastisjeve të shtëpive dhe zyrave të funksionarëve të lartë të Kosovës, në qendër të hetimit ishte sot edhe shtëpia e një ish-komandanti të UÇK-së.

EULEX dhe Prokuroria Speciale e Kosovës, përmes një komunikate kanë njoftuar se kanë ndërmarrë këtë aksion bastisjeje.

Sipas EULEX-it, bastisja lidhet me hetimin e çështjes Bllaca.

Sikundër bëhet e ditur në njoftimin e shpërndarë për mediat në vendin e bastisjes ka qenë i pranishëm një prokuror special i EULEX-it, për të siguruar mbledhjen e materialit të plotë të dëshmive.

Bastisja e shtëpisë s ëish-komandantit të UÇK-së, emir it ë cilit nuk bëhet i ditur, ishte autorizuar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë.

mit/NOA
KOMENTE