English

Fier: Mungesa E Sinjalistikës, Problem Serioz Për Turizmin Dhe Qarkullimin

FIER, 28 Korrik /ATSH -Rr.Isufaj/ - Sinjalistika rrugore në qarkun e Fierit është e dëmtuar në rreth 60 për qind të saj, ndaj prefektura, në një mbledhje të zhvilluar të mërkurën, u kërkoi gjithë institucioneve përgjegjëse të marrin masat përkatëse. Një situatë e tillë, sipas specialistes së shërbimeve publike në prefekturë, Shpresa Memo, është problematike, sepse Fieri është një qark me pika të shumta turistike, ndër të cilat veçohen Apolonia, Ardenica e Bylis, që sidomos në sezonin e verës janë janë mjaft të frekuentuara. "Mungesa, dëmtimi dhe vjedhja e sinjalistikës në rrugët e qarkut tonë, sidomos në disa nga segmentet më të rëndësishëm, që lidhin qytetin me qendrat turistike dhe arkeologjike, është bërë me të vërtetë shqetësuese, si për fluksin e trafikut ashtu dhe për turizmin," tha Memo. Sipas saj, ndërmarrjes së mirëmbajtjes së rrugëve iu la detyrë të plotësojë rrugët me sinjalistikën e munguar dhe drejtorisë së policisë dhe njësive vendore të rrisin bashkëpunimn për mbrojtjen e sinjalistikës./ch/
KOMENTE