English

Has: Burri Vret Gruan Dhe Veten, Policia Zbardh Detaje Te Krimit

HAS, 28 korrik/ATSH-R. Hoxha/. - Policia dha disa detaje të krimit të rëndë të ndodhur naten e kaluar brenda familjes në fshatin Brenogë të rrethit të Hasit, ku burri pasi vrau me pistolete gruan, qelloi me pas mbi veten. Drejtori i policisë së qarkut te Kukesit, Sadri Ramcaj tha per ATSH-ne se, "ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21.00 të natës së kaluar, kur shtetasi Gëzim Muslika, 33 vjec qëlloi duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në banesë bashkëshortes së tij, Pranvera". Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe rrethuan banesën ku ndodhej autori i krimit në gjendje të rënduar psikologjike bashke me 3 femijet e tij. "Forcat e policisë kane negociuar me autorin qe të dorëzohej, por ai nuk ka pranuar. Me pas, ne oren 05.00, ai ka vrare edhe veten", thanë burimet e Policisë. Më pas, policia mori nga banesa femijet e tij. Nga grupi hetimor kanë nisur hetimet intensive për shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë e të pazakontë në këtë zonë. "Ende nuk mund të bëjmë të ditur shkaqet e kësaj ngjarjeje, pasi hetimet vazhdojnë", thotë drejtori i policisë së qarkut. /a.ke/
KOMENTE