English

Indi-Britani - Cameron Në Bangalore Dhe Nju Delhi Për Një Vizitë Zyrtare

NJU DELHI, 28 korrik /ATSH-ANSA/ - Kryeministri britanik David Cameron mbërriti sot në Bangalore, në jug të Indisë, pas një vizite në Turqi, ku do të qëndrojë për 48 orë, në një vizitë zyrtare për të përforcuar marrëdhëniet politike, ekonomike dhe tregtare me vendin që ishte "perla" e "British Raj" (perandoria koloniale britanike). Cameron shoqërohet nga një delegacion me 90 persona nga sektorë të ndryshëm të shoqërisë (sipërmarrës dhe personalitete të kulturës dhe sportit), pjesë e të cilit janë edhe gjashtë ministra, ndër të cilët ai i Jashtmi, William Hague dhe ai i Financave, George Osborne. Gjatë ditës kryeministri britanik do të njihet me qytetin, realitetin teknologjik dhe industrial dhe në mbrëmje do të shkojë në Nju Delhi, ku nesër në axhendë janë takime me autoritetet më të larta politike, ndër të cilat një me homologun Manmohan Singh. /e.v/
KOMENTE