English

Ish-Presidenti Ganiç Mbërrin Në Sarajevë

SARAJEVË, 28 korrik /ATSH-AFP/ - Ish-presidenti boshnjak, Ejup Ganiç mbërriti sot në Sarajevë pas refuzimit nga drejtësia britanike të një kërkese ekstradimi nga Serbia në bazë të një mandatarresti për krime lufte gjatë konfliktit në Bosnje në vitet 1992-95. Ejup Ganiç u prit nga disa qindra persona në aeroport. Ish-presidenti boshnjak mbërriti me një avion që vinte nga Stambolli. Ejup Ganiç, 64 vjeç, ish-anëtar mysliman i presidencës boshnjake gjatë luftës dhe ish-president i federatës të Bosnje-Hercegovinës u arrestua më 1 mars në aeroportin londinez të Hithrout në bazë të një mandat arresti lëshuar nga Serbia për krime lufte. Në mes të muajit mars, ai u lirua nën kontroll gjyqësor. Serbia e akuzon Ejup Ganiçin për pjesëmarrje në vitin 1992 në konceptimin e sulmeve kundër oficerëve të ushtrisë jugosllave dhe më pas kundër ambulancave të dërguara në zonë dhe kundër një karvani ushtarak në Sarajevë, ku si pasojë humbën jetën të paktën 18 persona./ /ec/ a.jor.
KOMENTE