Izraeli Zgjat Me 20 Vjet Sekretin E Arkivave Të Shtetit
JERUSALEM, 28 korrik /ATSH-AFP/ - Autoritetet izraelite vendosën të zgjasin deri në 20 vjet ndalimin e aksesit në arkivat qeveritarë duke e çuar në 70 vjet, njoftuan sot burime zyrtare.
Dokumentet në fjalë trajtojnë veçanërisht çështje të ushtrisë dhe shërbimeve sekrete gjatë dy dhjetëvjeçarëve të shtetit të Izraelit, krijuar në maj 1948.
"Këto arkiva do të vazhdojnë të jenë të klasifikuar nga frika e cënimit të jetës private të personave të përmendur dhe të të afërmve të tyre'', deklaroi drejtori i arkivave kombëtare, Yehoshua Freundlich.
"Ne duhet të ruajmë sekretin e mbrojtjes duke marrë parasysh rrezikun që Izraeli mund të akuzohet për shkelje të të drejtës ndërkombëtare'', shtoi ai./
/ec/ a.jor.