English

Kostoja e naftës në det, “British Petrolium” ka paguar 32 mld USD

Uashington, 28 korrik, NOA – Mbulimi i kostos së rrjedhjes së naftës në Gjirin e Meksikës, i ka kushtuar deri tani miliarda dollarë kompanisë britanike naftë-nxjerrëse “British Petrolium”.

Lajmi është konfirmuar nga vetë drejtuesit e saj, sipas të cilëve, vetëm gjatë periudhës së muajve prill-qershor, kjo kompani ka humbur mëse 17 miliardë dollarë, për të mbuluar koston e pastrimit të Gjirit të Meksikës.

Ndërsa ajo mësohet se ka një fond tjetër rezervë prej 32 miliardë dollarësh për ta përdorur gjatë javëve të ardhshme me një qëllim të tillë.

Kjo është cilësuar nga drejtuesit e kompanisë britanike “British Petrolium”, si humbja më e madhe për tremujorin në historinë britanike të korporatave.

Kurse sipas vlerësimeve të hartuar nga organizata “Greenpeace”, dëmtimi i ekosistemit, shkaktuar nga derdhja e pakufi e naftës në det, ka për të qenë më i madh edhe se ai i prodhuar nga fatkeqësia bërthamore e Çernobilit në Ukrainë, pas shpërthimit të një centrali atomik.

n.e/NOA

KOMENTE