English

Mali i Zi: Nuk janë gjetur gjurmë të varrezës masive të shqiptarëve në Andrijevicë

Podgoricë, 28 korrik, NOA – Pas dyshimeve për një varr masiv të shqiptarëve në Mal të Zi, zyrtarët malazezë kanë deklaruar se hetimet mbi dyshimet për këtë çështje kanë përfunduar.

Ka qenë një nga autoritetet e drejtësisë, Bilana Çoviç, e cila deklaroi se “nuk janë gjetur gjurmë të varrezës masive në krahinën Andrijevicë, afër kufirit me Malin e Zi”.

Dyshimet erdhën pikërisht pas kërkesës që Prishtina zyrtare i nisi Malit të Zi, pasi ekzistonin të dhëna se shumë shqiptarë të Kosovës të vrarë gjatë luftës në vitet 1998-1999, mund të ishin varrosur në një varr masiv në këtë zonë të kufirit malazez.

mit/NOA

KOMENTE