English

Meta sot në Maqedoni, i ftuar i Miloshovskit

Shkup, 28 korrik, NOA – Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, gjendet sot për një vizitë zyrtare në Maqedoni, me ftesë të homologut të tij maqedonas, Antonio Miloshoski.

Në qendër të bisedimeve mes dy delegacioneve pritet të trajtohen ecuria e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe mes dy vendeve, zhvillimet më të fundit në rajon, si dhe çështje që kanë të bëjnë me integrimin evropian e euroatlantik.

Krahas bisedimeve zyrtare, Meta do të zhvillojë takime të veçanta me autoritetet më të larta të Maqedonisë, respektivisht presidentin e Republikës, kryetarin e Parlamentit dhe Kryeministrin, me liderin e LSDM-së dhe me drejtuesit e partive kryesore politike shqiptare në Maqedoni, BDI, PDSH dhe DR, Ali Ahmeti, Menduh Thaçi dhe Imer Selmani.

Por në axhendën e zv/kryeministrit Meta është parashikuar edhe zhvillimi i një vizite në Qendrën Rajonale të MARRI-it.

n.e/NOA

KOMENTE