English

Mjekësi - Edhe Higjiena E Tepërt Është E Dëmshme

LONDËR, 28 korrik /ATSH-MIA/ - Llojet e alergjive janë gjithnjë më të shpeshta dhe gjithnjë e më shumë njerëz reagojnë ndaj gjërave fare të rëndomta siç janë pendët apo qimet e kafshëve, ndërsa simptomat e kësaj janë të kruarat, lotët, puçërzat apo forma më e rëndë, që është astma. Ka edhe një të dhënë tjetër brengosëse sipas së cilës një në tre fëmijë është alergjik. Para 10 viteve raporti ka qenë më pak se gjysmë në tre. Përse? Dikur konsiderohej se shkaktar kryesor i alergjisë është ndotja e mjedisit. Mirëpo, shkencëtarët konsiderojnë se ekzistojnë edhe shkaqe të tjera të alergjisë. Të dhënat statistikore tregojnë se, sa më tepër infektime të përjetojë një njeri, aq më pak bëhet alergjik. Kundër shkaktarëve të alergjisë, baktereve, papastërtisë apo viruseve, sot luftohet me një higjienë të rreptë, por kjo nuk është gjithmonë dobiprurëse. Sa më shpesh që organizmi mbrojtës duhet të ndeshet me mikrobe të ndryshme, aq më rrallë ''i bie ndërmend'' të luftojë me substanca të parrezikshme siç janë qimet e kafshëve ose pendët. Posaçërisht te fëmijët duhet gjithnjë sërish t'i hyhet ushtrimit të imunitetit - qoftë nëpërmjet sëmundjeve të fëmijëve, ftohjes ose infektimit banal. Higjiena e tepërt nuk rekomandohet./ a.jor.
KOMENTE