Australi, 28 Korrik NOA - Është realizuar në Australi kënga më e gjatë në mbarë botën në sajë të 168 këngëtarëve dhe kantautorëve në projektin e Sidneit “Song Summit”.
Kur të përfundohet e më pas të ofrohet në shitje, fitimet e këngës, gjatësia e së cilës ende mbetet e panjohur, do të shkojnë në një organizatë bamirëse që promovon muziko-terapinë.
Fillimi i saj është një opera e ish-këngëtarit kryesor të Midnight Oil, që tashmë është ministër. Ajo do të vazhdojë me kontributet e Bob Evans, këngëtar i Jebediah dhe Lisa Mitchell së bashku me shumë të tjerë të panjohur.
r.b/NOA